“Nji prej nesh” vjen në Tiranë pas premierës në Festivalin e Cottbusit

“Nji prej nesh” vjen në Tiranë pas premierës në Festivalin e Cottbusit

Stili i filmit, Ballkan neo-noir metropolitan është një zhanër i cili ka gjetur një terren pjellor në botën e sotme të ngopur me filma me superheronj. Kryesisht sepse neo-noir rrotullohet rreth nje personazhi në petkun e një dedektivi që lufton i vetëm dhe me mjete pak ortodokse për të zgjidhur një mister, duke e bërë të jetë një anti-hero. Rrjedhimisht ai shëndrrohet në një figurë shumë popullore për publikun në mbarë botën. Qëllimi i këtij tregimi filmik është që një person çfarëdo pavarësisht nga aspekti social-kulturor, bëhët një element shumë i rëndësishëm i gjithë shoqërisë. Për regjizorin Ergys Meta historia e treguar nga këndveshtrimi i anti-heroit ka një kuptim që shkon përtej moralit. 

Pos Alban Ukajt që portretizon personazhin kryesor, kasta e aktorëve përbëhet edhe nga aktorë të tjerë të njohur, si Kasem Hoxha, Alfred Trebicka, Enkel Gurakuqi, Enisa Hysa, Romir Zalla, Alesia Xhemalaj e të tjerë.